Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Edhe David Braun na dhunonte seksualisht"
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: "Viktimat" e David Brown deshmojne me videokonference
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Tre femijet: Si na perdhunoi “babai” anglez David Braun
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
"Edhe David Braun na dhunonte seksualisht"
Tre te mitur te qendres "Femijet e tij", ne Tirane, kane zbardhur abuzimet seksuale qe ka kryer i pandehuri David Braun dhe dy bashkepunetoret e tij, i cilesuar edhe me titullin "babai". Per shtate ore me radhe ne Gjykate te Tiranes jane degjuar ne video-konference skenat e perjetuara nga ana e femijeve ne seance me dyer te mbyllura. Te gjitha deshmite jane dhene nga nje tjeter zyre e gjykates per te shmangur perplasjen e te miturve me te dyshuarin 55-vjecar. I pandehuri i vetem qe ndodhej prezent ne seancen gjyqesore ka qene David Braun, nderkohe qe dy te pandehurit e tjere Dino Christodoulu si dhe Robin Arnold, po gjykohen ne mungese deri ne ekstradimin e tyre. Tre femijet kane pasur dje mundesine qe perballe tyre te kishin te pandehurin David Braun qe gjate qendrimit ne qender e therrisnin "baba", nderkohe qe ky i fundit nuk mund t'i shihte, por vetem u degjonte zerin. Mesohet se ne deshmite e tyre, tre femijet kane treguar edhe menyrat se si abuzohej nga te pandehurit. "Gjate kohes qe qendronim ne shtepine ku ishim strehuar, kujtojme se edhe leckat qe sherbenin per te lare dyshemene jane perdorur prej tyre", thane femijet, duke cilesuar emrat e Braun si dhe Dino Christodoulu. Shkaku i perdorimit te leckave ishte shmangia e te bertiturave gjate abuzimeve seksuale. Te shoqeruar ne pranine e nje psikologeje, femijet u jane pergjigjur te gjitha pyetjeve te perfaqesuesit te akuzes dhe te trupit gjykues. Castet e tmerrshme te perjetimeve te tyre jane degjuar per ore te tera nga te pranishmit. Burime nga gjykata bene te ditur, per gazeten "KJ", se tre deshmitaret pohuan se dhuna seksuale eshte ushtruar nga te pandehurit kur keta te fundit ishin vetem 3 vjec. Nje nga tre femijet i ka bere te ditur gjykates se Christodoulu e zhvishte lakuriq, i lidhte duart me litar, i mbyllte gojen me leter ngjitese dhe me pas kryente marredhenie homoseksuale me te. Nderkohe qe per femijet veprimet e te pandehurve kane vazhduar edhe me tej dhe madje gjate festes se Krishtlindjeve ne shtepine e Braun. Nje prej femijeve pohoi se 55-vjecari qe perkujdesej per ta, pasi i lexonte biblen, e zhvishte lakuriq dhe e fuste ne krevat, ku edhe kryente abuzime seksuale. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata, femijet nuk jane vene perballe te pandehurit, ne menyre te tille qe te mos ndiheshin te frikesuar prej tij. Pas deshmive te dhena, seanca gjyqesore eshte shtyre per te thirrur femije te tjere, ndaj te cileve eshte ushtruar dhune psikologjike dhe seksuale ne qendren "Femijet e tij", nga te pandehurit. Disa prej te miturve kane mohuar qe Braun te ishte i perfshire ne kete ngjarje, porse nuk i kishte mbrojtur. Edhe vete 55-vjecari ka deshmuar se ishte ne dijeni te abuzimeve nga dy bashkatdhetaret e tij dhe madje kishte njoftuar autoritetet, por nuk e kishin degjuar. Keto jane deshmite e para kunder Braun nga femijet e qendres, te dhena ne prezence te psikologeve.
Banoret zbuluan skandalin te "Femijet e tij"
David Braun, Dino Christodoulu si dhe Robin James Arnold, akuzohen per vepren penale te "marredhenie homoseksuale me te mitur". Tre te pandehurit, drejtues te qendres "Femijeve te tij", i kishin strehuar keta te fundit per t'u ardhur ne ndihme per arsye se ishin te braktisur dhe pa familje. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se keta te fundit sa here qe kane pasur mundesi kane abuzuar me femijet, duke perdorur mjete te ndryshme per te evituar edhe te bertiturat. Skandali u zbulua ne fund te vitit 2006 ne Tirane, nga banoret e zones dhe me pas vete femijet. Dy nga te dyshuarit u arratisen, kurse Braun u ndalua ne flagrance.
- Opinioni juaj...