Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Makina e 2008, Fiat prezanton modelin e ri
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008
- Lajmi...
Makina e 2008, Fiat prezanton modelin e ri
Me sloganin "Miresevjen vogelushe", "Anas" sh.p.k, ka lajmeruar lancimin ne Shqiperi te makines se vitit 2008 ne Evrope, "Fiat 500". Ergys Gjani, drejtor ekzekutiv i "Anas" sh.p.k, distributor ekskluziv i Fiat Auto per Shqiperine, tha se per kete eveniment, sot ne oren 20.00 ne "Rogner" do te kete dhe nje ceremoni te vecante. Juria nderkombetare e cmimit "Makina e vitit", e perbere nga 58 gazetare te specializuar, nga 22 vende evropiane, ka perzgjedhur Fiat 500 makinen e vitit 2008. Ajo ishte 685 vota perpara Mazda 2 (325 pike) dhe Ford Mondeo (202). Specialistet kane vleresuar se pervecse fituese absolute e "Makina e vitit 2008", superkompaktja Fiat ishte dhe vetura qe ka marre votat nga numri me i madh i vleresuesve te jurise: 57 nga 58, qe ne fakt e kane perfshire ne rrethin e preferencave, dhe plot 33 nga ata e kane renditur ne vendin e pare. Deri sot ne Evrope, Fiat 500 kryeson me vendin e dyte te segmentit A. Fiat 500 eshte manifesti i "Fiatit te ri", nje model qe ne te gjitha aspektet materializon perafrimin e ri te kompanise, rinovimin e strategjive te markes, nje menyre te re te interpretimit te makines.
- Opinioni juaj...