Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Aksidenti, bie ne gremine furgoni me nxenes
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: Aksident, plagosen gjashte nxenes
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Del nga rruga furgoni i nxenesve
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Aksidenti, bie ne gremine furgoni me nxenes
Policia mori ne pyetje drejtuesin e mjetit, i cili kishte konsumuar nje sasi pijesh alkoolike
Gjashte femije kane mbetur te plagosur ne nje aksident automobilistik, ndersa shkonin per ne shtepi. Nje furgon, qe transporton nxenesit e nje shkolle jopublike ne qytetin e Ballshit, ka dale nga rruga ne kohen qe po transportonte femijet per ne shtepi, dhe ka rene disa dhjetera metra poshte rruges. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te policise fierake. Sipas ketyre burimeve, rreth ores 14:00 te dites se djeshme, shoferi Pellumb Seitaj ka shkuar ne ambientet e shkolles jopublike "Odisea" per te marre femijet per t'i cuar ne banesat e tyre. Ai ka marre 15 nxenes te shkolles 9-vjecare jopublike "Odisea" dhe eshte nisur ne drejtim te fshatit Usoje. Sapo ka hyre ne unazen e qytetit, automjeti ka rreshqitur nga lageshtira dhe eshte perplasur me murin mbajtes te rruges. Si pasoje jane plagosur gjashte femije, ndersa te tjeret kane pesuar gjendje shoku nga tronditja. Nxenesit jane derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e qytetit te Ballshit. Burime nga personeli mjekesor bejne te ditur se, pasi u dhane ndihmen e pare, bluzat e bardha te Ballshit vendosen dergimin e tyre ne spital;in rajonal te Fierit per trajtim te specializuar. Nje autoambulance e spitalit te Fierit ka mberritur ne qytetin e Ballshit per te transportuar te plagosurit, te cilet u derguan ne repartin e urgjencave ne spitalin e Fierit. Burime nga personeli mjekesor i ketij spitali thane se asnje prej pacienteve te vegjel nuk ishte ne gjendje te rende. Ata jane mjekuar serish ne Fier, ku u jane bere dhe analizat e duhura. Me pas, femijet, te shoqeruar prej prinderve, jane derguar drejt banesave te tyre, pasi gjendja e tyre shendetesore ishte stabilizuar. Mjeket thane se femijet kishin shembje ne pjese te ndryshme te trupit dhe tronditje, ndersa radiografite konfirmuan se asnjeri nuk kishte pesuar fraktura. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, Pellumb Seitaj, eshte shoqeruar ne policine e Mallakastres, ndersa ekspertet e qarkullimit rrugor kryen matjet ne terren. Burime nga uniformat blu bene te ditur se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar nje sasi alkooli tej normes se lejuar, ndersa rreshqitja e mjetit eshte favorizuar edhe nga terreni i lagesht. Nderkohe mesohet se drejtuesi i furgonit, qe transportonte femije, ishte i pajisur me leje drejtimi te klasit D, qe i lejon transportin e me shume se 8 personave.
- Opinioni juaj...