Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Komisar Dida, 5 vjet burg

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008

Ish-drejtori i Policise se Qarkut te Beratit, Ilirian Dida, eshte shpallur i pafajshem dje nga Gjykata e Rrethit te Beratit per akuzen e "vrasjes me paramendim ne bashkepunim", nderkohe qe eshte denuar me pese vjet heqje lirie, me akuzen e "shperdorimit te detyres". Ish-drejtori i Policise se Beratit, ne vitet 2001-2003, Ilirian Dida, ka dale perpara togave te zeza ne gjykaten e ketij rrethi, ku eshte dhene vendimi i formes se prere per pese akuza. Treshja e trupit gjykues, e kryesuar nga Agron Vavla, me anetare Nazmi Troka dhe Kostika Corbanaqi, vendosi ne seancen e fundit ne ngarkim te ish-kreut te Policise te Beratit ta shpalle "te pafajshem" komisar Diden per akuzen e "vrasjes me paramendim ne bashkepunim" te Gjergj Gushalit dhe Dritan Zhukes, te ndodhura keto ne periudha te ndryshme. Komisar Disa u lirua gjithashtu edhe nga akuza e "armembajtjes pa leje", ndersa trupi gjykues e cilesoi "fajtor" per shperdorimin e detyres. I pandehuri u mbrojt vete diten e fundit te gjykimit. Ne fjalen e tij perpara gjykates, Ilirian Dida e cilesoi veten "te pafajshem" ne lidhje me akuzat qe rendonin ndaj tij, duke deklaruar se "ne krye te policise se Beratit kishte bere vetem detyren". Ne lidhje me dy akuzat e vrasjes dhe konkretisht te vrasjes se Gjergji Gushalit dhe Dritan Zhukes, ish-kreu i policise u shpreh se ne te dy rastet kishte bere vetem detyren dhe nuk ishte i perfshire ne asnjeren prej tyre, ndryshe nga cfare akuzohej nga Prokuroria e Beratit. Ish drejtori Dida i kerkoi trupit gjykues te deklarohej i pafajshem, duke mos pranuar asnje nga akuzat dhe i ka cilesuar ato te padrejta. Pasi ka degjuar fjalen e mbrojtjes, kryetari i trupit gjykues, Vavla, deklaroi si te pafajshem Ilirian Dida ne lidhje me akuzat e vrasjes dhe e denoi ate vetem me pese vjet burg me akuzen e "shperdorimit te detyres". Dida u akuzua nga Prokuroria e Rrethit te Beratit dhe ajo e Krimeve te Renda per "vrasjen me paramendim ne bashkepunim" te Gjergji Gushalit, i cili u gjet i vrare ne dalje te ketij qyteti. Ishin familjaret e Gushalit, te cilet fillimisht akuzuan Diden per vrasjen e tij, pasi ai ishte personi i fundit qe kish kontaktuar me te per nxjerrjen e nje makine te bllokuar nga policia. Po keshtu, prokuroria akuzoi Ilirian Diden per "vrasjen ne bashkepunim me paramendim" te Dritan Zhukes, nje nga "te fortet e Beratit", i quajtur ndryshe "Shuaipi". Ky i fundit mbeti i vrare gjate nje aksioni policie gjate kohes qe Dida drejtonte uniformat blu. Dy jave me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkoi gjykates denimin me 22 vjet burg per akuzat e vrasjes dhe armembajtjes pa leje. Por, dje gjykata vendosi te shpall te pafajshem Diden per akuzat e vrasjes dhe ta denoje ate vetem me akuzen e shperdorimit te detyres. Sipas gjykatesve, hetimet e nxjerrin fajtor Ilirian Diden vetem per akuzen e "shperdorimit te detyres" dhe jo per "vrasje me paramendim", sic u pretendua nga prokuroria.

Vdekja e Gushalit

Vrasja e pare ka ndodhur me 6 nentor te vitit 2001, kur Dida pretendonte se kishte vendosur rregullin e qetesine ne qytetin e zhurmshem me trazira qe nga viti 1997. Gjergji Gushali, 37 vjec, eshte viktima e pare, per te cilen akuzohet se ka gisht ne zhdukjen me 6 nentor te vitit 2202 dhe vrasjen e tij zbuluar pas gjashte ditesh. Akuza ndaj Dides ka ardhur pak dite pas ngjarjes nga vete gruaja e Gushalit, e cila menjehere pas zhdukjes se bashkeshortit hedh akuzat ndaj ish-drejtorit te policise, duke e akuzuar ne menyre te drejtperdrejte se ishte i perfshire ne vrasje. "Burri im u takua per here te fundit me Diden", tha ajo. Vendimi i Gjykates se Rrethit te Beratit e ka cliruar komisar Diden nga kjo akuze, sikurse edhe ajo per vrasjen e Dritan Zhukes.

Vrasja e "Shuaipit"

Vrasja tjeter, te cilen akuzohet Dida, ndonese ka ndodhur me pare se ajo e Gushalit, akuzat kane nisur te behen publike me vone. Dritan Zhuka nje kontingjent policie qe nga viti 1997, vritet gjate nje aksioni, te cilin e drejtonte Dida, i ardhur ne kete post qe nga qershori i vitit 2001. Vrasja e Zhupes me pseudonimin "Shuaipi", ne tetor te vitit 2001, u cilesua si nje nga arritjet e punes se ish-kolonelit Dida, ndersa vetem pas ceshtjes "Gushali", u hodhen dyshimet e para se Zhuka kish rene pre e vrasjes nga policia e drejtuar nga Dida, dhe jo si rezultat i nje shkembimi zjarri mes tij dhe uniformave blu. Zhupa ishte strehuar ne nje banese ne ane te lumit Osum, ne lagjen "Clirim", te ketij qyteti. Ai gjeti vdekjen pas nje aksioni per prangosjen e tij, pasi rezultonte si kontingjent i ngjarjeve te hidhura te vitit 1997.

Denimi i Dides, per 5 milionet e BKT-se

Gjykata e Apelit Gjirokaster vendosi me 23 shkurt te vitit 2005 qe ish-drejtori i Policise se Beratit, Ilirian Dida, te vuaje denimin me kater vjet heqje lirie, pasi eshte gjetur fajtor per vepren penale te mitmarrjes ne bashkepunim. Ndersa shoferi i tij, Asllan Rama, u denua nga gjyqtari Tomor Shkreli me tre vjet heqje lirie. Prokurori i ceshtjes, Bujar Iljazi, kishte kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, nderkohe qe avokati i ceshtjes Arjan Sotiri kerkoi shpalljen te pafajshem te ish komisar Dides dhe shoferit te tij Rama. Gjithcka ka filluar shtate vjet me pare, kohe ne te cilen Dida ishte shef i komisariatit te Gjirokastres. Ne kete periudhe, nga Kastriot Basha eshte ngritur akuza ne drejtim te Dides dhe shoferit Rama, se i kane marre pese milione dhrahmi (afro 2 milione leke te reja), per te mbyllur ceshtjen gjyqesore ne ngarkim te tij per grabitjen me 1998 te Bankes Kombetare Tregtare, atehere shteterore. Sipas prokurorit te ceshtjes, Alfred Agolli, ish-komisar Ilirian Dida ka shperdoruar detyren, duke favorizuar persona te inkriminuar, te cilet gjate trazirave te vitit 1997, kishin konsumuar vepren penale.
 

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!