Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Konflikti i pronesise, vritet emigranti
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: Ekzekutohet me dy plumba emigranti
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Ekzekutohet ne prite emigranti
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Konflikti i pronesise, vritet emigranti
Fatos Shyti qellohet me pistolete disa metra larg apartamentit te tij nga persona te panjohur
Nje banor i qytetit te Pogradecit, emigrant ne Itali, eshte vrare me arme zjarri para baneses se tij ne kete qytet. Fatos Shyti, 36 vjec, me origjine nga fshati Geshtenjas i rrethit te Pogradecit, eshte qelluar per vdekje me dy plumba, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne afersi te Varrezave te Deshmoreve. Policia vendore tha se krimi ka ndodhur rreth ores 22:20, ndersa 36-vjecari po kthehej per ne banese, pasi kishte qendruar me pare ne nje kafe. Fatos Shyti, qe kishte ardhur afro nje muaj me pare nga Italia, ku qendronte si emigrant, eshte qelluar me dy plumba ne koke, te cilet i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme. Autori i kesaj vrasjeje, ende i paidentifikuar nga policia lokale e Pogradecit, mendohet se e ka qelluar viktimen e tij me pistolete nga nje distance e afert, duke perfituar jo vetem nga erresira, por edhe nga zona ku banonte emigranti ne periferi te qytetit. "Nga eksperienca ime, mendoj se behet fjale per nje ekzekutim te tipit mafioz", tha, per Koha Jone", nje nga ekspertet e policise qe moren pjese ne keqyrjen e vendit te ngjarjes. Burime zyrtare te policise rajonale te Korces, thane se Fatos Shyti, banues ne lagjen 1 te qytetit te Pogradecit, eshte gjetur nga sherbime te policise i pajete ne afersi te baneses se tij, nje ndertese dykatershe, ne katin e siperm te se ciles banonte familja e emigrantit. Sipas hetimeve te para te policise, vrasja e emigrantit mund te jete kryer per motive pronesie. Kjo eshte edhe pista qe po ndjek policia per te zbuluar autorin e ngjarjes, duke shoqeruar ne komisariatin e Pogradecit disa persona te dyshuar, por pa deklaruar per arrestimin e autorit te krimit. Te afermit e viktimes e kane perjashtuar konfliktin per motive pronesie si pisten e krimit, pa mundur dot gjithsesi t'i ofrojne policise ndonje piste te sigurt hetimore. Nderkohe, mesohet se policia e Korces ka informuar per ngjarjen eproret ne kryeqytet, duke iu kerkuar vendosjen e kontakteve me homologet italiane per te marre informacion ne lidhje me aktivitetin e fatos Shytit ne Itali. Ndersa per policine e Korces, dosja penale e viktimes eshte e paster dhe ai nuk njihej si person me precedente apo probleme me ligjin.
Emigrantet, 2 viktima ne nje muaj
Qe nga fundi i muajit prill, kjo eshte vrasja e dyte qe regjistrohet ne rajonin e Korces dhe qe ka per viktima emigrante te ardhur nga jashte vendit. Medi Laho, nje banor i fshatit Starje, te rrethit te Kolonjes, i ardhur ne vendlindje me rastin e festes se Pashkes, u vra duke u qelluar me arme zjarri ne Qafen e Qarrit. Policia ka arrestuar tashme nje bashkefshatarin e tij.
Pista e dyte: Qendrimi ne Itali
Grupi hetimor i ngritur per te zbardhur vrasjen e 36-vjecarit, tha se eshte ngritur edhe nje piste e dyte hetimore. Ajo ka te beje me sjelljen e Fatos Shytit ne Itali. "Ndoshta emigranti eshte perzier ne ceshtje, per te cilat ne nuk jemi te informuar", thane burimet, te cilat shtuan se per kete eshte kerkuar informacion nga shteti italian.
Vellai i viktimes: Fatosi erdhi per te rregulluar shtepine
Vellai i te ndjerit, Artur Shyti, qe ne fillim e perjashton mundesine qe vrasja te jete kryer per motive pronesie, sic e deklaron paraprakisht policia. "Vellai im kishte afro nje vit qe punonte ne Treviso te Italise ne sektorin e ndertimit", tregon ai. Nderkaq, ai ka menduar te kthehej perseri ne Shqiperi dhe ka vendosur te banoje jo ne fshatin e tij ne Geshtenjas, por ne qytetin e Pogradecit. "Nga nje bashkefshatari yne bleu per 16 milion leke te vjetra nje apartament me dy dhoma ketu ne hyrje te Pogradecit. Afro nje muaj me pare erdhi me synimin qe te rregullonte apartamentin, ne te cilin e shihni qe ka kryer punime me duralumin nga jashte. Me personin qe i bleu banesen u shlye per shumen e lekeve dhe nuk dime qe te kishte ndonje detyrim tjeter apo konflikt pronesie", tregon vellai i viktimes. Sipas tij, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, i vellai ka dale per te pire nje kafe, ne nje bar afer shtepise. "Fqinjet tane degjuan dy krisma dhe pastaj doli gruaja e Fatosit, qe e pa te shtrire perdhe. Ne vendngjarje nuk jane gjetur gezhoja, por, me sa kemi mesuar, vellai eshte qelluar dy here ne koke me pistolete. Duhet t'i jete ngritur prite, sepse eshte qelluar nga nje distance e afert", thote Artur Shyti.
- Opinioni juaj...