Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

I ngacmon vajzen kusheririt dhe e vret ne prite

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008

Nje 35-vjecar, nga qyteti i Beratit, eshte vrare dje me thike ne dalje te qytetit. Policia vendore tha se Genci Mejdani eshte qelluar me thike nga kusheriri i tij 22-vjecar, Maringlen Haxhillari. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00 ne lagjen periferike "Uznove", ne dalje te ketij qyteti. Genci Mejdani eshte qelluar tre here me thike ne trup, nderkohe qe nje goditje fatale ne zemer i ka marre jeten. Babai i shtate femijeve mesohet se ndodhej ne nje lokal ne lagjen e tij, ku dhe eshte grindur me kusheririn e tij, Mariglen Haxhillari. Te dy kusherinjte mesohet se kane qene ne shoqerine e njeri- tjetrit ne lokalin e lagjes, ku ka nisur dhe grindja mes tyre ne pije e siper. Nderkohe burime te rezervuara nga uniformat blu pohuan se tashme ka nje version tjeter per motivin e grindjes mes kusherinjve. Burimet saktesojne se 22-vjecari i ngacmonte vajzen e viktimes, te cilin e kishte djale halle. Fjalet se Haxhillari i ngacmonte vajzen kane bere qe viktima t'i kerkonte shpjegime kusheririt te tij. Ata mesohet se per kete shkak jane ulur me njeri-tjetrin ne lokalin e lagjes, ku dhe jane grindur. Deshmitare ne vendngjarje i treguan policise se, per te shmangur sherrin, Mejdani eshte larguar nga lokali dhe i eshte drejtuar baneses se tij, por Hxhillari se bashku me vellane, Zenelin dhe nje shok i tyre e kane ndjekur pas. Ata i kane zene prite viktimes shume prane baneses dhe 22-vjecari ka nxjerr nje thike, qe mbante me vete, dhe ka qelluar me te ne trup burrin. Viktima ka marre tre plage, njera prej te cilave ne zemer. I dyshuari dhe dy personat qe e shoqeronin ate mesohet se jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, duke lene te gjakosur burrin. Ky i fundit ka nderruar jete pa mundur qe te mberrije ne spital. Policia, qe mberriti ne vendin e ngjarjes, nga hetimet e para mesoi identitetin e autoreve. Pak ore pas ngjarjes, policia arrestoi autorin, Haxhillari, dhe vellane e tij. Ata jane duke u marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Nga hetimet e para, policia percaktoi shkaqet e krimit, duke e cilesuar ngjarjen per motive te dobeta.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!