Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Gjyqi i sindikalistit, Musaku akuzon Kalane
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008
- Lajmi...
Gjyqi i sindikalistit, Musaku akuzon Kalane
Ne seancen e djeshme ne ngarkim te Fatmir Musakut, personit qe pretendon kreun e BSPSH-se, i akuzuari per korrupsion pasiv, tha se ka prova se ne te vertete prapa hekurave duhet te qendroje Gezim Kalaja. "Nese nuk e sillni ne salle te ballafaqohet me mua, do te kerkoj ndryshimin e trupit gjykues", ka qene deklarata e shkurter e Musakut. "Nuk ka asnje shkak ligjor qe kreret e sindikates te sillen forcerisht ne salle", tha gjyqtarja Marinela Nuni, duke saktesuar se, ndonese pale ne gjykim, presidenti i BSPSH-se dhe funksionaret e tjere kane kerkuar qe gjykimi te procedoje ne mungese. Prokuroria e Vlores e ka sjelle ne gjyq Musakun per korrupsion pasiv, pasi ai eshte kapur ne flagrance ne nje lokal ne qytetin e Lushnjes, duke i marre nje personi 40 mije euro ne kembim te shitjes se nje prone te sindikates.
- Opinioni juaj...