Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Skandali i Kasharit, furtune ne Qark
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: Ekspertiza: Denoncuesi i "mafies se tokave" u vra
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Kashari, ekspertiza gaboi me deshmitarin
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Ekspertiza: Denoncuesi i "mafies se tokave" u vra
Grupi hetimor deklaron se policia ka manipuluar provat
Gani Kamberi është vrarë. Ky është konkluzioni i ekspertizës mjekoligjore për vdekjen e denoncuesit të "mafies së tokave", i cili disa muaj më parë u gjet i vdekur dhe u mendua se ishte vetëvrarë. Megjithatë, historia e tij nuk mbyllet me kaq. Grupi hetimor dyshon se për vrasjen e tij, policia ka manipuluar provat në vendin e ngjarjes. Vetëm dy ditë më parë, prokuroria urdhëroi zhvarrosjen e denoncuesit të skandalit të "mafies së tokave" në Kashar, që ndodhet në periferi të Tiranës, pasi familja e tij ishte e bindur se ai ishte vrarë, pavarësisht se në dosje ishte shënuar vetëvrasje. Në këto kushte, kufoma e zhvarrosur është dërguar për ekspertizë mjekoligjore nga ku ka rezultuar se Gani Kamberi ishte vrarë nga persona të tjerë. Ekspertët shpjegojnë se janë shenjat e plumbave, të fiksuara në kafkën e tij, që sjellin këtë konkluzion, duke rihapur këtë dosje. Gani Kamberi ndërroi jetë më 14 tetor të vitit të kaluar, një muaj pasi kishte denoncuar në Prokurorinë e Tiranës rrëmbimin e pronës prej 9 mijë metrash katrorë. Policia deklaroi në atë kohë se ishte vetëvrasje, por familja dyshoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Me këmbënguljen e tyre, prokuroria vendosi të rihapë këtë çështje dhe të bëjë zhvarrosjen e kufomës. Megjithatë, kjo histori mund të ketë përmasat e një skandali. Grupi hetimor që po heton këtë çështje ka deklaruar se policia mund të ketë manipuluar provat. Sipas të dhënave, nëse provat e gjetura mund të ishin administruar sipas rregullores që në atë kohë, dosja do të ishte konsideruar si vrasje dhe jo vetëvrasje. Kështu, grupi hetimor do të vlerësojë edhe dosjen e mëparshme për të zbuluar përgjegjshmërinë e këtij rasti të rëndë. Nga ana tjetër, prokuroria ka nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe gjetjen e autorit të saj. Deri tani, dyshimet kryesore kanë rënë mbi të arrestuarit për abuzime me pronat në Kashar të Tiranës, pasi Gani Kamberi ka qenë i pari, i cili ka bërë publik këtë skandal, duke marrë guximin për të deklaruar në polici se çfarë kishte ndodhur me pronat e tyre. Bashkëshortja e Gani Kamberit ka pohuar se zyrtarët e Komunës së Kasharit shpeshherë e kishin kërcënuar të shoqin. Madje, sipas saj, ai dhe komunarët janë konfrontuar fizikisht. Krahas familjarëve, grupi hetimor po mbledh në terren të dhëna mbi mënyrën e vdekjes së Gani Kamberit dhe dyshimet e para janë për një vrasje për motive pronësie.
- Opinioni juaj...