Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Te dyshuarit fshehen gjurmet e vrasjes

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008

Prokuroria ka dyshime të forta se Gani Kamberi, denoncuesi i skandalit të pronave në Komunën e Kasharit, në periferi të Tiranës, është ekzekutuar. Provat e gjetura në trupin e tij, por edhe dëshmi të familjarëve dhe fqinjëve, kanë vërtetuar se 50-vjeçari është vrarë me pistoletë TT, madje është qëlluar dy herë. Dje, në Prokurorinë e Tiranës, kanë dhënë dëshmi banorë dhe fqinj të familjes Kamberi, të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar dy krisma. Dyshimeve për një krim me motiv për t‘i grabitur pronën i shtohen edhe rezervat mbi dosjen e policisë dhe dyshimet e forta mbi manipulime apo zhdukjen e provave në vendin e ngjarjes. Viktima ishte qëlluar në kokë dhe nuk ndodh që në raste vetëvrasjesh plumbi të tejshpojë kafkën tërthorazi përveçse nëse qëllohet nga persona të tjerë. Ashtu si nuk ndodh të vetëqëllohet me dorën e djathtë në krahun e majtë të tëmthave. Ekspertët kanë vërejtur edhe një detaj të fortë që rëndon edhe pozitën e policisë që e klasifikoi ngjarjen si vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes mungojnë gëzhojat dhe ky detaj ka bërë prokurorinë të kërkojë rihetimin dhe zhvarrimin e viktimës. Hetuesit nuk komentojnë nëse ekspertimi i parë dhe mbyllja e çështjes si vetëvrasje është bërë nga paaftësia apo qëllimisht, çka mbetet të zbardhet gjatë procesit hetimor në vijim.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!