Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Ina Rama: Gati ekstradimi per dy britaniket
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: Ina Rama: Krostodulo dhe Arnold do te ekstradohen ne Shqiperi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008
- Lajmi...
Ina Rama: Krostodulo dhe Arnold do te ekstradohen ne Shqiperi
Pedofilia te "Fëmijët e tij", Kryeprokurorja takon homologun britanik
Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se së bashku me homologun britanik është rënë dakord për ekstradimin e dy shtetasve anglezë, të cilët akuzohen për abuzime me të mitur në fondacionin "Fëmijët e tij". Sipas numrit një të akuzës, drejtësia angleze ka miratuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për të sjellë në bankën e të akuzuarve Robin Arnold dhe Dino Kristodulu. "Dua të veçoj disa bashkëpunime që kanë pasur rezultate të frytshme, si për shembull miratimi i kërkesës për ekstradimin në Shqipëri të shtetasve britanikë, Dino Kristodolu dhe Robin James Arnold, të cilët janë akuzuar dhe janë duke u proceduar nga prokuroria shqiptare së bashku me shtetasin tjetër britanik, David John Brown, për marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur", tha Kryeprokurorja në një dalje publike. Në mëngjesin e punës që pati me homologun britanik, Macdonald, Rama tha se është rënë dakord mbi ekstradimin e shtetasve shqiptarë Edmod Ulaj, Gëzim Çala, Bashkim Xhika; ekzekutimin e një sërë letër-porosive të ndërsjella, duke veçuar bashkëpunimin për zbardhjen e çështjes së regjistruar në Prokurorinë e Rrethit të Durrësit në ngarkim të shtetasit Rizvan Matranxhi, i akuzuar për vrasje, ku britanikët shpenzuan 1 milion dollarë. Në fjalën e saj, Rama pohoi se e vlerëson mendimin për mandatin e prokurorit të Përgjithshëm, i cili nuk është më i pakufizuar, por i limituar për një periudhë 5-vjeçare. Sipas saj, institucioni që drejton është i vendosur për ndjekjen penale dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të drejtësisë, kur veprimet e tyre përbëjnë figura veprash penale, ose nisjen e procedimit disiplinor për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, kur kryejnë shkelje në ushtrimin e detyrës.
- Opinioni juaj...