Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Sezoni, 5 ambulanca instalohen per pushuesit buze bregdetit
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Sezoni, 5 ambulanca instalohen per pushuesit buze bregdetit
DURRES - Pesë ambulanca të përkohshme do të vendosen në Gjirin e Durrësit gjatë ditëve të para të qershorit.
Ato do të funksionojnë për 90 ditë me radhë me shërbim 24 orësh, përgjatë bregdetit të Spillesë, Golemit, Shkëmbit të Kavajës dhe Currilave. Këto njësi do të japin ndihmën e parë për turistët që mund të rrezikohen nga hemorragjitë, goditjet e diellit, mbytjet në det apo raste të tjera urgjence, që mund të shfaqen te turistët. Personeli do të sigurohet falë ribërjes së grafikut të punës tek bluzat e bardha të Durrësit dhe parashikon impenjimin e afro 20 mjekëve dhe infermierëve. Drejtoria e Shërbimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Durrës ka reaguar e para, duke deklaruar edhe nisjen e të gjitha procedurave lidhur me kontrollet që do të organizohen në vijën bregdetare që mbulon kjo drejtori. Drejtoresha Lida Boshku ka pohuar se: "Këtë vit do të ngrihen pesë pika të reja të shërbimit shëndetësor në cilësinë e ambulancave me shërbim të pandërprerë për pushuesit, natën e ditën". Ambulancat do të qëndrojnë si të tilla deri në fund të muajit gusht, periudhë gjatë së cilës, Durrësi pritet të jetë i mbipopulluar nga turistët. Në mënyrë paralele në spitalin e Durrësit ka nisur zbrazja e disa dhomave për t'i bërë të gatshme në cilësinë e shtretërve rezervë e që do të funksionojnë vetëm për pushues që paraqiten me urgjenca. Në udhëzim është kërkuar marrja e masave për vendosjen e ndërlidhjes së plotë mes ambulancave e qendrave shëndetësore me spitalin dhe urgjencat e pediatrisë, maternitetit e patologjisë dhe vendosja e aparateve të telefonit në autoambulancat e shërbimit për vendosjen e lidhjeve me mjekët. "Çështja më thelbësore e të gjithë udhëzimit të ministrisë ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të plotë të cilësisë së ujit të pijshëm, kontrolli higjieno-sanitar e epidemiologjik, kontrolli i ushqimeve në pikat e tregtimit e restorante si dhe parandalimi i derdhjes në det të ujërave të zeza", ka vijuar Boshku. Por paralelisht kësaj iniciative, Boshku ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë në urdhrin e mbërritur vetëm dy ditë më parë ka kërkuar ndëshkimin e të gjitha subjekteve që nuk plotësojnë së pari kushtet higjienike.
- Opinioni juaj...