Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Plumba mbi biznesmenin, kapet i riu
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: Atentat me arme pronarit te hotelit
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Atentat me arme pronarit te hotelit
LEZHE - Atentat pronarit të hotel "London" në Shëngjin të Lezhës.
Një 34-vjeçar ka qëlluar pasditen e djeshme ndaj Agustin Perajt, por për fat ai ka mundur të shpëtojë pa plagë. Autori është arrestuar bashkë me moshatarin e tij, Dhimitër Trokthi në një kohë rekord nga policia e Lezhës. Burime zyrtare të policisë pohuan se, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në oborrin e hotelit në pronësi të Perajt. Andrea Zeneli, nga Laçi ka arritur me një furgon, ku pasi ka zbritur ka nisur debatin me biznesmenin. Pas fjalëve ata janë konfrontuar fizikisht, duke goditur njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes, Zeneli ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete në brez, duke qëlluar 2 herë në drejtim të Perajt. Ky i fundit ka arritur të shmanget duke u fshehur në ambientet e brendshme të godinës. Menjëherë pas të shtënave, Zeneli ka tentuar të largohet, por makina i ka mbetur në rërën e plazhit të Shëngjinit. Në këto kushte i ka kërkuar ndihmë Dhimitër Trokthit, i cili po udhëtonte me makinën e tij, duke i thënë se duhej të udhëtonte për një hall familjar deri në Lezhë. Por, policia e lajmëruar për ngjarjen është vënë në ndjekje, duke i kapur të dy personat. Sipas policisë, Zeneli punonte si bojaxhi dhe dyshohet se një borxh i mbetur nga pronari ka provokuar dhe debatin. Ndërkohë, po hetohet dhe në pistën e një konflikti për motive të dobëta pas një sherri të çastit, për të cilën asnjë nga personat nuk ka konfirmuar. Policia ka ndaluar dhe Trokthin, duke dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje, ndonëse sipas rrëfimit të bërë ai është gjetur rastësisht në momentin kur Zeneli i ka kërkuar ndihmë.
- Opinioni juaj...