Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Te vertetat per akuzat qe me bejne"
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: “Hakmarrja”, Gezim Gjoni: Akuzat i mesova kur u dha pretenca ne gjyq
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
“Hakmarrja”, Gezim Gjoni: Akuzat i mesova kur u dha pretenca ne gjyq
TIRANE – “T’ju them të vërtetën, unë pas 13 vjetësh mësova se kush janë në të vërtetë akuzat kundër meje.
Deri më 2003, (kur u arrestua) kisha menduar se vetë i vunë dhe vetë do i hiqnin”. Kështu pohoi dje Gëzim Gjoni, i pandehuri i “Hakmarrjes” para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku dha deklarime për zbutjen e akuzave në ngarkim të tij seancën e pretencës, në të cilën u kërkuan 8 vite burg për të. Gjoni pohoi se akuzohej për vrasjen e Piro Koninit, ndërsa tani “prokurorët po më mëshirojnë dhe po më thonë se nuk jam vrasësi, por vjedhës i tij”, tha Gjoni. Gjatë fjalës së vet, të cilën e kishte përgatitur me shkrim dhe që u administrua nga gjykata, Gjoni pohoi se Prokuroria kishte manipuluar dëshmitë e Enkeljed Agajt, ish-anëtar i “Hakmarrjes” vrarë më 1998. Gjoni, të cilit iu desh të kalonte tre vite në qeli, ndërsa arriti të lirohej pak kohë më parë për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit, përfundoi se përfaqësuesit e akuzës e kishin ndryshuar akuzën ndaj tij, pasi nuk mund t’ia pushonin.
- Opinioni juaj...