Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Tirane, ushtaraku arrestohet me dokumente te falsifikuara

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

TIRANE- Prangoset me dokumente të falsifikuara efektivi i forcave speciale të Ushtrisë. 

Bashkë me ushtarakun është ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa policia u bllokoi atyre një sasi të konsiderueshme dokumentesh që dyshohet se janë të falsifikuara. Arjan Llukaj, 27 vjeç banues në Tiranë, si dhe Sabah Mera, 44 vjeç, efektiv i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të Ushtrisë, janë arrestuar nga zyra e Antikrimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burimet e policisë pohuan se, dokumentet false që mbanin dy personat, janë bllokuar gjatë një kontrolli të rastësishëm të kryer nga shërbimet e rendit. Gjatë verifikimeve të kryera, policia ka zbuluar dhe ka bllokuar dy dëshmi aftësie në emër të dy personave të ndryshëm, dy fotokopje për dëshmi aftësie, certifikata me vulë të një qendre mësimore dhe kursesh profesionale me fotografi dhe vula të disa institucioneve shtetërore. Të gjitha dokumentet janë bllokuar nga policia në cilësinë e provave materiale dhe shkresore gjatë arrestimit të personave të dyshuar. Atyre u janë bllokuar edhe tri aparate telefonash celularë, ndërsa policia po heton qëllimin për çfarë do të përdoreshin dokumentet e falsifikuara.        

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!