Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Taksat, gjobiten 180 subjekte
ELBASAN – Plot 180 subjekte të biznesit të vogël janë gjobitur vetëm në muajin maj për mospagim taksash nga Policia Bashkiake e Elbasanit.
Lajmi bëhet i ditur nga shefi i Policisë Bashkiake të Elbasanit, Gani Zeneli. Sipas tij, në 13 ditët e para të muajit maj janë gjobitur nga kjo polici 180 subjekte, të cilat nuk kanë paguar taksat në bashkinë e qytetit. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë vendosur 484 gjoba të po këtij lloji. Mësohet se është hartuar tashmë një listë me rreth 50 subjekte të biznesit të vogël që nuk kanë paguar detyrimet financiare dhe brenda kësaj jave do të merret vendim për mbylljen e aktiviteteve tregtare që ato zhvillojnë. Aksioni i ndërmarrë nga bashkiakët në bashkëpunim me drejtorinë e Tatim-Taksave ka bërë të mundur identifikimin dhe gjobitjen e subjekteve që iu shmangen taksave.
- Opinioni juaj...