Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Bashkia, 3 mije leke studenteve

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

SARANDE - Studentë të filialit universitar të Sarandës, përfitues të një shume të akorduar nga bashkia e këtij qyteti, prej 3 mijë lekësh në muaj, kanë nisur ta tërheqin atë në sportelet e “Raiffeisen Bank”. 

Pavarësisht shumës, ajo vlerësohet si një ndihmë e konsiderueshme për lehtësimin e shpenzimeve të studentëve të ardhur nga rrethet në Sarandë. Me një vendim të posaçëm të këshillit bashkiak, kjo është bërë e mundur për të lehtësuar sadopak barrën financiare, që u duhet të përballojnë studentët e ardhur nga larg. Ollga Thomari, shefe e financës në filialin e universitetit tha se, janë 30 studentë që e kanë përfituar këtë trajtim financiar dhe procedurat kanë nisur e studentët i janë drejtuar sporteleve të bankës. Studentët e rretheve janë shprehur mirënjohës për këtë bursë, duke falënderuar me anë të një letre kryebashkiakun Edmond Gjoka.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!