Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Dhuna ne stadium, kryepolici fajeson punonjesit e rendit
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Dhuna ne stadium, kryepolici fajeson punonjesit e rendit
GJIROKASTER - Paralajmërohen me përjashtim nga radhët e policisë, dy prej efektivave që përdorën forcën ndaj tifozëve në stadiumin e Gjirokastrës.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura të zhvilluar mesditën e djeshme nën praninë e përfaqësuesve të SHKB-së nga Tirana, kreu i policisë së Gjirokastrës, Hysni Burgaj, ka reaguar mjaft ashpër për incidentin e së dielës duke bërë fajtorë disa prej policëve që morën pjesë drejtpërdrejt në dhunën e ushtruar tek tifozët delvinjotë. Reagimi i Burgajt, u finalizua me komunikimin e dhënies së masave për dy policë të cilët konsiderohen si përgjegjës kryesorë të goditjes me shkop gome të dy tifozëve. Ndërkohë që një efektiv tjetër është pezulluar nga detyra derisa të vërtetohen faktet e mbledhura në terren për këtë ngjarje. Bëhet e ditur se deri më tani personat e goditur nga policia nuk kanë depozituar asnjë kallëzim penal në adresë të policisë. Dje drejtori i policisë së Gjirokastrës Hysni Burgaj, gjatë vizitës së kryer në spital të personit të dëmtuar në kokë, i ka kërkuar atij mirëkuptim për incidentin e ndodhur. Masa e dhënë ndaj tre policëve të Gjirokastrës është marrë pas transmetimit të pamjeve të incidentit të ndodhur në stadiumin e Gjirokastër nga mediat televizive. Incidenti për të cilin u pezullua një efektiv policisë dhe morën paralajmërim për përjashtim dy të tjerë ndodhi katër ditë më parë në përfundim të ndeshjes Gjirokastra–Delvina.
- Opinioni juaj...