Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Del nga rruga furgoni i nxenesve

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

BALLSH – Furgoni me 8 nxënës të një shkolle jopublike doli nga rruga mesditën e djeshme, duke rrezikuar jetën e fëmijëve. 

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Usojës në rrethin e Mallakastrës. Mjeti i drejtuar nga Pëllumb Seitaj shërbente për shpërndarjen e nxënësve të shkollës “Odiseja” nëpër banesa. Sipas dëshmisë së bërë nga shoferi, ai ka dashur të shmangë përplasjen me një kamionçinë që ndodhej përballë tyre, duke devijuar mjetin nga rruga. Për pasojë është përplasur me një pjesë betoni, çka ka sjellë dhe tronditjen e nxënësve. Për fat, 5 nxënës kanë pësuar plagë të lehta dhe askush nuk ka rrezikuar jetën. Ata kanë marrë mjekimet e nevojshme në spitalin e Fierit, për t’u kthyer nëpër banesa më vonë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar e më pas u la i lirë nga policia.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!