Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Shkoder, shtyhet vendimi i Zefit

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

SHKODER - Mbingarkesa e gjyqeve në Gjykatën e Faktit të Shkodrës shtyn vendimin për autorin e vrasjes së dyfishtë në Velipojë, Arjan Zefi. 

Pas mbrojtjes që avokati i tij bëri ndaj klientit, i arrestuar pas krimit ndaj kryetares së PS-së së komunës, Age Preka dhe djalit të saj, Rafael vitin e shkuar, kryetari i trupit gjykues është detyruar të tërhiqet. Maliq Memçaj që drejtonte çështjen pohoi se, një tjetër seancë do të shërbejë për dhënien e vendimit, pasi ka mbingarkesë të proceseve në këtë gjykatë. Në seancën e kaluar prokurori i çështjes kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të Zefit, me akuzën e vrasjes së dyfishtë me paramendim. Nga ana e tij autori i arrestuar pak orë pas krimit pohoi se, kishte qëlluar në shenjë vetëmbrojtjeje, që ata të mos e vrisnin

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!