Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Berat, vritet babai i 7 femijeve

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

BERAT – Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është goditur më thikë dje në Berat. 

Sipas policisë, Gent Merdani, baba i shtatë fëmijëve, është qëlluar me armë të ftohtë pas një grindjeje me dy të rinj. Autori i vrasjes ka qenë Zenel Hoxhallari, 21 vjeç, i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ndërsa është në kërkim një 15-vjeçar i akuzuar për bashkëpunim në krim. Ngjarja ku ka humbur jetën Merdani ka ndodhur rreth orë 13:30 pranë shtëpisë së tij, në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Merdani ishte takuar me dy djemtë në një prej lokaleve të lagjes për të sqaruar ankesat e njëpasnjëshme nga vajza e tij 15-vjeçare, se Hoxhallari e kishte ngacmuar. Pasi kanë lëvizur prenj andej, në afërsi të banesës së Merdanit debati është ndezur sërish dhe në këto momente 21-vjeçari e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë atë të vdekur në vend. Mësohet se autori kryente shërbimin ushtarak dhe dje ishte kthyer për disa ditë në shtëpi.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!