Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ekzekutohet ne prite emigranti

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

Ekzekutohet me dy plumba pas kokës një muaj pas kthimit në Shqipëri, emigranti 36-vjeçar. 


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 të së martës në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit, në afërsi të varrezave të dëshmorëve.
Sipas policisë, Toni Shyti, nga fshati Gështenjas i rrethit të Pogradecit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Dyshohet se ekzekutimi është kryer nga më shumë se një person, pas një prite të ngritur ndaj tij. Shyti ka qenë duke u kthyer në banesën tij në këtë lagje, të cilën e kishte blerë prej pak kohësh, kur ka rënë në pritën e ekzekutorëve të tij. Mësohet se kanë qenë fqinjët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë, pas dëgjimit të krismave përpara pallatit të tyre. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe një grup hetimor. Përpara pallatit është gjetur trupi i pajetë i 36-vjeçarit, i cili kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Italia. Policia ka ngritur dy pista për zbardhjen e ngjarjes, me qëllim arritjen deri tek ekzekutorët. Një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorëve dyshohet se ka sjellë planifikimin e krimit, por mister është dhe jeta e Shytit në emigrim. Pista e dytë lidhet me përfshirjen e emigrantit në ndonjë çështje të jashtëligjshme, që mund të ketë provokuar prishje pazaresh. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa të njohur të viktimës, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk kishte dalë një emër i dyshuar. Bëhet e ditur se Shyti kishte rreth një vit që jetonte si emigrant në Itali dhe një muaj më parë ai ishte kthyer për të rregulluar shtëpinë e tij të sapoblerë në qytet. Sipas policisë së Pogradecit, Shyti nuk ka pasur precedentë penalë dhe se nuk njihej si person problematik. Të njëjtin fakt kanë pohuar edhe familjarët e tij, sipas të cilëve ai nuk ka pasur ndonjë konflikt. Ata treguan se gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai merrej me punë në ndërtim.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!