Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

NATO krijon qendren per mbrojtje kibernetike

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008

 

Aleanca e Atlantikut te Veriut (NATO), miratoi dje krijimin ne Talin te Estonise te nje qendre trajnimi per mbrojtjen kunder sulmeve kibernetike ne internet. Vendimi erdhi pak kohe pasi sulme te tilla perfshine qeverine dhe bankat ne Estoni, nga disa pirate ruse te informatikes. Protokoll-marreveshja per krijimin e ''Qendres se specializuar te NATO-s per mbrojtjen kibernetike'' u nenshkrua ne seline e NATO-s ne Bruksel nga shtate vendet themeluese (Gjermania, Spanja, Estonia, Italia, Letonia, Lituania dhe Sllovakia). Gjate takimit te shefave te shtabeve te pergjithshme te 26 vendeve aleate, te pranishmit sqaruan se "kjo qender do te kete per objektiv permiresimin e nderveprimit, bashkepunimit dhe mekanizmave juridike ne fushen e mbrojtjes kibernetike ne gjirin e aleances". NATO vlereson se qendra do te permiresoje doktrinen e saj ne fushen e mbrojtjes kibernetike dhe do te forcoje kapacitetet mbrojtese te aleances me ane te stimulimit te sulmeve kibernetike.
 

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!